Lajme
“Borxh deri në fyt” | Kurti e “shkatërron financiarisht” Vjosa Osmanin, ia zbret pagën për 810 euro
Demokracia
17:15 | 01 Shkurt 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot mund të jetë një prej qytetarëve më të pakënaqur në vend.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, paga e Osmanit nga 2900 euro do të zbritet në 1890 euro.

Osmani e cila vet e dekretoi Ligjin e Pagave nuk e ka dhënë ende asnjë koment për vlerën prej 105 euro për koeficientin, shkruan Demokracia.com.

Por, ndonëse asaj ia zvogëloi pagën, kryeministri Albin Kurti veproi ndryshe me pagën e tij, të cilën e rriti për 285 euro.

Paga e Kurtit nga 1500 sot u bë 1 mijë e 785 euro.

Kjo zbritje e pagës mund t’i shkaktojë telashe presidentes Osmani, e cila të paktën siç ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit është “borxh deri në fyt” për blerjen e shtëpisë në lagjen luksoze “Marigona Hill” dhe borxhi për një parcelë në “Lagjia e gjelbër”.

Por, për të mos i ngelur hatri Qeveria Kurti ditë më parë kur e rriti çmimin e tatimit në pronë, ia la më lirë presidentes në “Marigona Hill”.

Demokracia.com ditë më parë ka publikuar raportin e vlerës së tatimit në pronë për secilën lagje të Prishtinës si qytet dhe rrethinës.

Sipas këtij raporti, lagjja luksoze “Marigona Hill” është vlerësuar më ulët krahasuar me vitin 2019. Niveli i vlerës për një apartament në vitin 2019 ka qenë 425 euro për metër katror, kurse tash është 400 euro. /Demokracia.com/

TATIMI NË PRONË| Banorët e Marigona Hill do të paguajnë më lirë se banorët e Zllatarit dhe Matiqanit (Dokument)

Të ngjashme