Lajme
Borrell: Një rend i ri po krijohet në Europë pa Rusinë
Demokracia
10:33 | 06 Tetor 2022

Share:

Udhëheqësit e 44 vendeve europiane do të mblidhen të enjten në Pragë, ku do të japin një mesazh të qartë për izolimin e Rusisë dhe do të përpiqen të krijojnë një rend të ri pa Moskën, tha të enjten në mëngjes shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell.

“Takimi po kërkon një rend të ri pa Rusinë,” u tha ai gazetarëve në Pragë përpara samitit të parë të Komunitetit Politik Europian

Ai shtoi se Bashkimi Europian po shqyrton vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Iranit pasi mijëra janë arrestuar dhe qindra janë plagosur gjatë protestave./abcnews.al

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024