Lajme
Borell nesër Kurtin dhe Vuçiqin do t’i takojë në Paris në takime të ndara
Demokracia
14:00 | 10 Nëntor 2022

Share:

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Alekasandar Vuçiq nesër në Paris.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i BE-së Peter Stano përmes një postimi në Twitter.

Stano ka thënë se BE vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe lehtësimin e përparuar të dialogut Kosovë-Serbi.

“Për t’i vazhduar përpjekjet e BE-së për t’i ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të depërshkallëzojnë, të zbusin tensionet aktuale dhe të avancojnë dialogun e lehtësuar nga BE, Josep Borrell do të takohet me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin nesër në Paris në takime të ndara”, ka shkruar Stano në Twitter.

 

Të ngjashme