Lajme
Bombardohet stacioni policor në Kherson, katër të vdekur dhe 18 të plagosur
Demokracia
17:23 | 29 Nëntor 2023

Share:

Katër policë u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën ditën e djeshme në një sulm ukrainas në një stacion policie në një pjesë të provincës Kherson të kontrolluar nga Rusia, njoftoi sot agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Sipas informacioneve, forcat ukrainase lëshuan një raketë nga një sistem HIMARS të prodhimit amerika, duke cituar një zëdhënës të policisë lokale.

Pesë policë janë në gjendje të rëndë.

Luftimet në provincën Kherson janë intensifikuar muajt e fundit, me forcat ukrainase që kanë kryer një sërë operacionesh në bregun lindor të lumit Dnieper të kontrolluar nga Rusia.

Të ngjashme