Sport
“Bomba” e Simonovskit, gabimi i rëndë i Micit – Golat dhe rastet e derbit Drita – Prishtina
Demokracia
17:51 | 20 Mars 2022

Share:

Drita e ka fituar derbin e javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar duke triumfuar ndaj Prishtinës.

Djelmoshat e Ardian Nuhiut shënuan dy herë për të arkëtuar pikët e plota ndaj kampionëve në fuqi të Kosovës në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, raporton Demokracia.com.

Qetësinë në Gjilan e theu sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski që zhbllokoi shifrat me të nisur pjesa e dytë.

Simonovski përfitoi një top jashtë zonës së portierit Haxho dhe me një goditje të fortë e “dridhi” portën kryeqytetase.

Golin e dytë për “Intelektualët” e realizoi mbrojtësi Prince Balde me kokë dhe falë gabimit nga Mici që nuk arriti ta largonte topin më kohë, topi shkoi në rrjetë.

GOLAT DHE RASTET:

Të ngjashme