Lajme
“Bojkotojeni bregdetin shqiptar”| Në Qeverinë Kurti shtohet fryma kundër Shqipërisë në Kosovë
Demokracia
09:24 | 18 Qershor 2023

Share:

Me ardhjen në pushtet të VV-së pritjen kanë qenë se raportet e Kosovës me Shqipërinë do të avancohen. Meqenëse lideri i kësaj partie, Albin Kurti, gjithë karrierën e tij politike e kishte ngritur duke u thirrur në bashkimin kombëtar, ishe e kuptueshme që gjatë këtij mandati të ketë bashkëpunim më të madh në mes të dy qeverive dhe të eliminohen të gjitha barrierat.

Pas dy viteve të Qeverisë Kurti, këto pritje janë zbehur. Raportet në mes të dy qeverive janë në nivelin më të ulet. Madje, javën e kaluar për herë të parë është anuluar mbledhja e përbashkët në mes të dy qeverive.

Propozimi i një draft statuti për Asociacioni nga Edi Rama dhe anulimi i mbledhjes së përbashkët ka bërë që shumë aktivistë të VV-së të shprehen kundër Shqipërisë.

Kjo ka bërë që në rrjete sociale të nis një fushatë e aktivistëve, ku iu bëhet thirrjeve kosovarëve që këtë verë ta braktisin bregdetin shqiptar.

Ndaj kësaj fushate ka reaguar i sh-lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Përmes një opinioni të tij, ai ka vlerësuar se me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet Kosova dhe Shqipëria vetëm janë larguar.

“Dy standardet e Albin Kurtit kanë bërë që Kosova të largohet çdo ditë nga Shqipëria, qysh nga dita që ky njeri u zgjodh kryeministër. Kurrë më parë nuk ka pasur kaq frymë anti-Shqipëri në Kosovë sa në dy vitet e Albin Kurtit. Mjaftoi një letër e Edi Ramës për draftin e krizës në Kosovë dhe plasi fushata kundër Shqipërisë”, ka thënë shkruar ai.

Të njëjtin mendim e ndan edhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Duke komentuar veprimet e Qeverisë Kurti ndaj Shqipërisë, ai ia ka kujtuar kryeministrit kauzat e bashkimit kombëtar.

Në “Prime Time” të Kanal 10, ai vlerësuar se kryeministri e ka larguar Kosovën nga Shqipëria.

“Kurti e ka marrë pushtetin për bashkim kombëtar mes Kosovës e Shqipërisë, e realisht tash na prishi edhe me Shqipërinë”, ka thënë Haliti.

Ftohja e raporteve në mes të dy kryeministrave është përcjell me reagime të ashpra të aktivistëve të VV-së ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Më të ashpër me kritika kanë qenë aktivistët e VV-së nga Shqipëria, Elviz Hoxah dhe Hysamedin Feraj, të cilët njihen edhe si këshilltar të kryeministrit Kurti.

Ata e kanë kritikuar Ramën për propozimin e draft-statutit për Asociacionin dhe për anulimin e mbledhjes së përbashkët, e cila ishte paraparë të mbahet ketë javë në Gjakovë.

Kjo kritikë është përcjell edhe me nisjen e një fushate në rrjete sociale, duke bërë thirrje që të bojkotohet bregdeti shqiptar.

Kësaj fushate i është bashkangjitur edhe anëtarja e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Albulena Mehmeti, e cila është zgjedhur në këtë post me votat e deputetëve të VV-së.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar kosovarët duhet të vetëdijesohen dhe këtë vit ta braktisin bregdetin shqiptar.

Kjo fushatë e mbështetëseve të partisë në pushtet është kritikuar ashpër nga opozita, mediat dhe shoqëria civile.

Të ngjashme