Lajme
Bojkotoi takimin me Hovenier, kryetari i Leposaviqit ndodhet brenda komunës bashkë me deputetin Salih Zyba
Demokracia
10:06 | 29 Maj 2023

Share:

Kanal10, në një lidhje direkte nga Leposaviqi ka bërë të ditur në objektin komunal të Leposaviqit që nga ora 07:00 është brenda, Lulzim Hetemi.

Atje është edhe deputeti i VV-së , Salih Zyba.

Ndërkohë, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci, kanë arritur në zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë për të marrë pjesë me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, dhe diplomatë të tjerë të huaj.

Në takim janë ftuar edhe krerët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut, por ata ende nuk dihet nëse do të marrin pjesë.

Kreu i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, më herët gjatë të hënës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë pjesëmarrjen në këtë takim.

Të ngjashme