ShowBiz
BM dhe Noizy lansojnë projektin e ri muzikor “Warning”
Demokracia
13:02 | 20 Maj 2022

Share:

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, ka prezantuar projektin e ri muzikor të quajtur “Warning”.

Ai ka bashkuar forcat me artistin BM dhe kënga e tyre është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Projekti i dyshes së njohur u lansua disa orë më parë në YouTube dhe deri më tani ka arritur mbi 250 mijë klikime.

Foto: Screenshot/YouTube

Të shumta kanë qenë reagimet përkrah këngës së shpërndarë, shumë prej të cilëve kishin komente pozitive.

Miksimi dhe masterizimi i këngës u bë nga Rvchet, kurse për producimin janë përkujdesur: Lazybeyn, JayCactus dhe Bassyy.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo prurje e Rigels Rajkut (emri i vërtetë) vjen pas këngës dedikuar boksierit Florian Marku dhe bashkëpunimit me këngëtarin Altin Sulku.

Të dy projektet e lartpërmendura u pritën mjaft mirë nga publiku dhe mblodhën klikime të shumta. /Telegrafi

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024
ShowBiz • 29 Prill 2024