Lajme
Blinkeni për marrëveshjen Izrael – Hamas: Shumë punë për t’u bërë
Demokracia
16:07 | 07 Shkurt 2024

Share:

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, të mërkurën tha se “ka shumë punë për t’u bërë” për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza.

Megjithatë, kryediplomati amerikan shtoi: “Por ne jemi shumë të përqendruar për ta bërë këtë punë dhe, me shpresë, për të qenë në gjendje që ta vazhdojmë lirimin e pengjeve që u pengua aq shumë muaj më parë”, raporton televizioni CNN.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë duke e shqyrtuar “intensivisht” përgjigjen e Hamasit ndaj një propozimi për armëpushim, tha zyrtari i lartë amerikan në një takim me presidentin izraelit, Isaac Herzog.

Kundërpropozimi i Hamasit përfshin tri faza, secila me nga 45 ditë, gjatë të cilave do të tërhiqeshin trupat izraelite nga Gaza, sipas një kopjeje të siguruar nga televizioni CNN.

Në anën tjetër, presidenti izraelit theksoi se vizita e Blinkenit në Tel-Aviv “vjen në një kohë shumë kritike në konflikt”.

“Pengjet janë në rend të parë në mendjet tona dhe në zemrat tona” – shtoi ai.

Të ngjashme