Lajme
Blinken vijon takimet/ Pas Bruksel, sekretari amerikan do të zhvillojë tur në Lindjen e Mesme
Demokracia
23:21 | 27 Nëntor 2023

Share:

Pas mbërritjes në selinë e NATO-s në Bruksel, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të ndalet edhe në Lindjen e Mesme.

“Pas Brukselit, Sekretari Blinken do të udhëtojë këtë javë në Shkup, Izrael, Bregun Perëndimor dhe Dubai,” tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Gjatë këtyre takimeve, Blinken do të “theksojë nevojën për të mbështetur rrjedhën e shtuar të ndihmës humanitare në Gaza, për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve dhe për të përmirësuar mbrojtjen për civilët në Gaza”, sipas deklaratës.

Blinken do të bisedojë gjithashtu me liderët për “të ardhmen e Gazës dhe nevojën për të krijuar një shtet të pavarur palestinez.

Të ngjashme