ShowBiz
‘Blinding Lights’ e The Weeknd bëhet kënga e parë që ka qëndruar për një vit të plotë në Billboard Top 10
Demokracia
17:48 | 09 Mars 2021

Share:

Weeknd ka thyer një tjetër rekord me këngën e tij “Blinding Lights”.

Të hënën, kënga u bë e para që kaloi një vit të plotë në Top 10 të Billboard Hot 100, sipas Variety, transmeton Demokracia.com

Arritja kapërceu këngën e fundit që ka mbajtur rekordin për kohën më të gjatë në Top 10, e cila ishte “Circles” e Post Malone me 39 javë.

“Blinding Lights” gjithashtu mban rekordin për kohën më të gjatë të kaluar në Top 5 në 43 javë, raportoi Variety.

Pavarësisht mega suksesit të këngës, artisti për çudi nuk u nominua për asnjë Grammy këtë vit.

Për historinë e kopertinës së Billboard së janarit së bashku me bashkëpunëtorët e tij XO, këngëtari, 30 vjeç, foli rreth mbetjes pa një nominim të vetëm pas publikimit të albumit të tij After Hours në mars.

“Një sulm”, tha ai.

“Unë bëra gjithçka siç duhej, mendoj. Unë nuk jam një person i ndrojtur. Unë nuk jam mendjemadh. Të gjithë mendonin se do të nominohesha,” shtoi ai. ”

“Mua personalisht nuk më intereson më,” tha ai. “Unë kam tre Grammy, të cilat nuk do të thonë asgjë për mua tani, padyshim”.

Gjithsesi ai shtoi se nuk është i mirë në fjalime dhe se planifikon ‘të harroj’ këto festivale./Demokracia.com

Të ngjashme