Lajme
Blerta Zeqiri emërohet drejtoreshë e Qendrës Kinematografike të Kosovë
Demokracia
16:56 | 18 Prill 2023

Share:

Blerta Zeqiri nga sot do të jetë drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Kështu njoftoi kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook. Për këtë pozitë, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishte hapur një konkurs para dy muajve.

Drejtori i QKK-së ka mandat katër vjeçar dhe mund të rizgjidhet edhe njëherë.

“Blerta është ndër emrat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës. Ajo njihet për cilësinë e krijimtarisë dhe kontributin për zhvillimin e sektorit të filmit. Blerta nisi një angazhim të ri, duke e bartur zërin dhe potencialin e komunitetit brenda institucionit më të lartë të filmit”, njoftoi Kurti në Facebook.

Të ngjashme