Blero Muharremi po shijon çdo moment me të dashurën e tij të re, ndonëse mbetet akoma misterioze për publikun.
Ai ka ndarë një moment në rrjete sociale, ku shfaqet nga shtrati bashkë me partneren.
Këngëtari i njohur shqiptar i ka bërë një dedikim emocional, teksa ia shpreh dashurinë publikisht.
“Pamja më e bukur për sytë e mi e ka emrin tënd. Të dua”, ka shkruar krijuesi i hitit “Fotografia”.
I njëjti nuk ia ka publikuar akoma fytyrën të dashurës, duke i lënë akoma kuriozë fansat.
Për lidhjen e re, Blero ka folur gjatë edhe në pjesëmarrjen e tij në Big Brother VIP Kosova.
Ai ishte pjesë e edicionit të dytë të këtij formati, por që u largua me vetë-dëshirë.