Lajme
Blerja e librave nga prindërit, Haxhiu: 6 milionë euro humbje për shtetin, dikush duhet të japë përgjegjësi
Demokracia
21:54 | 25 Gusht 2023

Share:

Blerja e materialeve shkollore për nxënësit nga prindërit, vendim ky i ministres se Arsimit, Arbërie Nagavci nxiti mjaft debat.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se sipas vendimit të Nagavcit blerja e librave do kushtojë 11 milion euro.

“Bazuar në të dhënat e publikuara në Qershor 2022, sipas kalkulimit të MASHT shpenzimet për blerjen e librave do të i kushtoj Buxhetit të Kosovës afër 11 milion euro”, ka shkruar Haxhiu në facebook.

Ai ka publikuar gjithashtu edhe përllogaritjet në bazë të numrit të nxënësve dhe çmimit për librat sipas vendimit.

Postimi i plotë:

Afër 11 milion euro do të kushtoj blerja e librave sipas vendimit te Arbërie Nagavcit.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit:

Statistikat e arsimit në Kosovë 2021/2022

Qershor, 2022

Rezulton se numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët është 217.977 nxënës.

Bazuar në të dhënat e publikuara në Qershor 2022, sipas kalkulimit të MASHT shpenzimet për blerjen e librave do të i kushtoj Buxhetit të Kosovës afër 11 milion euro.

Shikoni llogaritjen e shpenzimeve sipas klasave bazuar në kalkulimin e të dhënave të publikuara dhe vendimit të MASHT që për klasa 1-5 të paguhen 80€ për nxënës, ndërsa për klasat 6-9 të paguhen 30€ për nxënës.

1.Në klasën e parë janë 24.240 nxënës x 80€ = 1,939,200€

2.Në klasën e dytë janë 24.151 nxënës x 80€ = 1,932,080€

3.Në klasën e tretë janë 24,040 nxënës x 80€ = 1,923,200€

4.Në klasën e katërt janë 25.144 nxënës x 80€ = 2,011,520€

5.Në klasën e pestë janë 24,524 nxënës x 80€ = 1,961,920€

Për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do të shpenzohen 8,029,040€

6. Në klasën e gjashtë janë 23.877 nxënës x 30€ = 716,310€

7. Në klasën e shtatë janë 24.026 nxënës x 30€ = 730,780€

8. Në klasën e tetë janë 24.154 nxënës x 30€ = 724,620€

9. Në klasën e nëntë janë 23.817 nxënës x 30€ = 714,510€

Për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do të shpenzohen 2,886,220€

Gjithësej 10,915,260€ do t’i kushtoj Buxhetit të Kosovës blerja e librave me vendimin dhe metodologjinë e përcaktuar nga Ministria e Arsimit.

Këto shpenzime janë si pasojë e dështimit të MASHT të sigurojë blerjen e librave me 4.8milon euro.

Dëmtimi i Buxhetit të Kosovës është mbi 6 milion euro dhe për këtë dikush duhet të jap llogari dhe përgjegjësi penale.

Numrat janë kokëfortë dhe demantojnë çdo mashtrues dhe abuzues.

Të ngjashme