Lajme
“Blerim Isufaj e di që me mua s’bëhet pazar”, Kurti harron që shefi i AKI-së u denoncua për shantazh ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses
Demokracia
12:25 | 20 Prill 2023

Share:

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit ka vazhduar sulmet ndaj Prokurorisë, pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Duke iu përgjigjur deputetes së LDK-së, Hykmete Bajramit, Kurti tha se Blerim Isufaj e di që “me mua s’bëhet pazar, prandaj s’ka ardhur të unë”, duke pretenduar që në të kaluarën janë dekretuar me shantazhe në sistemin e drejtësisë.

Megjithatë, Kurti harroi se vetëm pak ditë më parë u raportua për një takim të realizuar mes shefit të AKI-së me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, të ndodhur në ditën e fundit të marsit 2023.

Aty, sipas Paparacit, shefi i inteligjencës i kishte dorëzuar kryegjyqtares kushtetuese një memo me elemente të dyshuara shantazhuese për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas të dhënave, memo-ja përmbante të dhëna për gjyqtarët kushtetues se kinse janë të përfshirë në krim dhe po shantazhohen nga jashtë me qëllim që të merret një vendim për ta rrëzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“E falënderoj deputeten Bajrami që tregoj se qysh ia kanë ba këta në të kaluarën, e cila tha se ‘nëse kish dashtë Blerim Isufaj që të bëhej Kryeprokuror do të vinte me dosjen e Nagip Krasniqit për të negociuar postin e Kryeprokurorit’, por nuk vjen se din që unë nuk e negocioj”, ka thënë Kurti. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme
Lajme • 09 Maj 2024