Sport
Blerand Stavileci zgjedhet kryetar i “Sigal Prishtina” edhe për 4 vjet
Demokracia
22:33 | 22 Qershor 2023

Share:

Sonte u mbajt Kuvendi i Punës dhe Zgjedhor i Klubit të Basketbollit Sigal Prishtina.

Blerand Stavileci, deri më sot si Ushtrues Detyre i Kryetarit, me të gjitha votat e kuvendarëve unanimisht u zgjodh Kryetar i KB Sigal Prishtina me mandat të plotë.

Blerandi është ish lojtar, kapiten dhe drejtor i klubit. Klubi ynë i ka arritur sukseset më të mëdha gjatë periudhës sa ai ishte kryetar. Nga të gjitha klubet e Kosovës është i vetmi që ka trofe të fituar edhe si kryetar, edhe si drejtor edhe si lojtar.

Në ambientet e “Hotel Garden” me 34 anëtarë të pranishëm, ku ndër ta ishin përfaqësues të Plisave, të sponzorëve besnikë të klubit, menaxhmenti, si dhe të shumë kontribuesve e dashamirëve të klubit më të trofeshëm e më të organizuar shqiptar, u diskutua për raportin e punës, raportin financiar, auditimin për vitin 2022 dhe për synimet për sezonin e ardhshëm.

Poashtu u zgjodh Bordi i ri Drejtues i Klubit, me 12 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi.

Të ngjashme