ShowBiz
Bjellorusia mbetet jashtë konkursit të këngës Eurovision
Demokracia
15:30 | 27 Mars 2021

Share:

Bjellorusia është skualifikuar nga konkursi i këngës Eurovision për të dytën herë, për shkak se kënga ka thyer rregullat e konkursit.

Kënga e parë që Bjellorusia kishte prezantuar kishte tekst të papërshtatshëm, dhe organizatorët kërkuan që ata të prezantojnë një këngë të dytë.

Por edhe version i ri nga grupi Galasy ZMesta’ është konsideruar i papërshtatshëm.

Sipas organizatorëve të konkursit kënga vë në diskutim natyrën jo-politike të konkursit.

Organizatorët e Eurovisionit kanë vendosur që Bjellorusia të mos jetë pjesë e edicionit të 65-të të këngës. /Demokracia.com/

Të ngjashme