Lajme
Bjellorusia do të prodhojë vaksina kundër COVID-19 me teknologji ruse
Demokracia
12:20 | 23 Shkurt 2021

Share:

Presidenti i Bjellorusisë, Alexandr Lukashenko, pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, informoi se vendi i tij do të fillojë në mars prodhimin e vaksinave kundër Covid-19, të bazuara në teknologjinë ruse, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

Gjatë takimit, presidenti rus tha se bashkëpunimi në këtë fushë do të jetë i suksesshëm, duke ia rikujtuar opinionit publik se Rusia ka lansuar vitin e kaluar vaksinën Sputnik V.

Ai konfirmoi se teknologjinë ruse për prodhimin e këtyre vaksinave, tashmë i është dorëzuar Bjellorusisë./Demokracia.com/

Të ngjashme