Auto&Tech
Bitcoin bie në nivelin më të ulët| Rreziku për rënie të mëtejshme merr vrull
Demokracia
14:45 | 25 Prill 2022

Share:

Bitcoin zgjati humbjet e këtij muaji në tregtinë e së hënës(25 prill) . Investitorët u shmangën nga aktivet e rrezikut mes një perspektive më të ashpër për shtrëngimin e politikës së Rezervës Federale(FED).

Kriptomonedha më e madhe ra me 3.2% në 38.236 dollarë amerikanë. Eshtë më e ulëta që nga 15 marsi, dhe më shumë se 20% më e ulët nga niveli më i lartë i muajit të kaluar.

Monedha e dytë më e madhe, Ether, ra me 4.8% në 2.799 dollarë amerikanë, një nivel i paparë që nga 18 marsi.

Grafikët e çmimeve sinjalizojnë se ka të ngjarë të ketë rënie të mëtejshme, thanë analistët teknikë të cilët në ecurinë e mëtejshme të Bitcoin shohin më shumë dobësi.

“Bitcoin duket se po thyen një prirje të vogël dymujore në rënien e së premtes(22 prill) që ka të ngjarë të shkaktojë dobësi për të testuar nivelet më të ulëta të janarit”, shkroi Mark Newton, një strateg teknik në një shënim kërkimor.

Ai priste një tërheqje fillestare në 36.300 dollarë amerikanë.

Për të gjitha humbjet e fundit, Bitcoin mbetet në mes të një diapazoni tregtar që ka mbajtur që nga fillimi i vitit, midis rreth 35.000 dhe 45.000 dollarë amerikanë, shkruan, Bloomberg, përshtati Gazeta Si. Monedha digjitale është e lidhur negativisht me dollarin.

Meqë Fed-i pritet të rrisë normat me hapa 50 pikë-bazë në muajt e ardhshëm për të luftuar inflacionin, disa nga faktorët që nxitën fitimet ‘yjore’ të kriptomonedhave në dy vitet e fundit po kthehen në të kundërt.

“Ndërsa bëhet më e vlefshme mbajtja e dollarëve, disa investitorë mund të rialokojnë nga Bitcoin ose ari në dollar,” shkroi një ekip nga Nydig në një raport të premten. “Ashtu si korrelacioni negativ i Bitcoin me dollarin, korrelacioni negativ i Bitcoin me normat reale është shfaqur vetëm në dy vitet e fundit.”

Bitcoin ende do të drejtohet kryesisht nga faktorë themelorë, si rritja e përdoruesve dhe përdorimi i rrjetit, por është e rëndësishme të kuptohen marrëdhëniet makro në zhvillim, thanë ata.

Të ngjashme