Lajme
Bislimi: Ligji për paga në sektorin publik është për nivelizim, mos të prezantohet si ligj për rritje të pagave
Demokracia
12:30 | 01 Prill 2022

Share:

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane, ai ka folur edhe për ligjin për pagat.

Bislimi ka thënë se për nivelizimin e tyre nuk duhet prezantuar si rritje pagash për të dy sektorët e që eventualisht do ta përmirësonte koston e jetesës, shkruan Demokracia.com.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje  pyet zëvendëskryeministrin Bislimi për reformën e administratës publike, digjitalizimin dhe prioritete e qeverisë në kuadër të këtij plani, mbrojtja e të dhënave personale.

Bislimi thotë se administrata publike është reforma më e rëndësishme brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Kjo është reforma më e rëndësishme brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ligji për zyrtarët publik, ligji për Administratën Publike dhe ligjin për pagat për Zyrtarët Publik jemi para finalizimit të drafteve, draftet kanë qenë të gatshme në muajin janar por janë duke u rishikuara edhe një herë”, ka thënë Bislimi.

Ndër të tjera, Bislimi ka thënë se për mbrojtjen e të dhënave personale është në harmoni me Bashkimin Evropian.

Bislimi tha se ky projektligj mund të rezultojë në rritje të pagave, porse qëllimi kryesor është rregullimi dhe nivelizimi i pagave në sektorin publik.

“Tek projektligji për paga, mendoj që janë dy elemente shumë me rëndësi. Projektligji për paga nuk është projektligj për rritje të pagave – është projektligj për paga. Nuk është mirë publikut me ia prezantu si narrativë që është t’u ardhë një ligj që i rrit pagat. Është duke ardhur një ligj që i nivelizon dhe i rregullon pagat, se nuk kanë qenë të rregulluara”./Demokracia.com/

Të ngjashme