Lajme
Bislimi i kundërpërgjigjet Abdixhikut pasi i kërkoi kryeministrit “ta lidhe zv.kryeministrin”
Demokracia
13:41 | 15 Mars 2022

Share:

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, i cili i kërkoi kryeministrit Kurti që “ta lidhe zv.kryeministrin”.

Bislimi ka thënë se derisa po fliste ai, ka pyetur kryeministrin Kurti nëse Abdixhiku e di se kur përfundon lufta në Ukrainë.

“Krejtësisht në fund pak për shkarjen e deputetit e deputetit Lumir Abdixhiku. Unë i impresionuar e pyeta kryeministrin se mos vallë e di se kur do të përfundojë lufta në Ukrainë e nuk po na tregon. Sa i përket për lidhje ose zgjidhje duke njohur mirë Abdixhikun dua vetëm të konkludojë se e kuptojë shumë mirë por nuk i ndihmojë dot”, tha Bislimi.

Abdixhiku bëhet nervoz me Bislimin: Kryeministër, të lutem lidhe zëvendëskryeministrin

Të ngjashme