Lajme
Abdixhiku bëhet nervoz me Bislimin: Kryeministër, të lutem lidhe zëvendëskryeministrin
Demokracia
13:34 | 15 Mars 2022

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është shprehur në formë më të ashpër sesa zakonisht në Kuvendin e Kosovës. Ai i ka thënë Kurtit që ta ‘lidh’ zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Abdixhiku, përgjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita për të diskutuar çështjen e rritjes së çmimeve, ka kërkuar në një formë brutale nga kryeministri Kurti që një nga zëvendëskryeministrat të mos ia ndërpresë fjalën.

“Kryeministër, të lutem lidhe zëvendëskryeministrin, trego respekt minimal në fjalim, mund ta bëjmë edhe ndryshe, por e keni mundësinë këtu në mikrofon në mënyrë tolerante të diskutoni. Lidhe”, ka thënë Abdixhiku. Ndaj Abdixhikut ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke kërkuar të respektohet kabineti qeveritar.

“Të lutem z.Abdixhiku, respekt ndaj kabinetit qeveritar. Shembullin e tolerancës dhe të kulturës së pari duhet ta japë individi vet”, deklaroi Konjufca.

Abdixhiku për rritjen e çmimeve: Qeveria është spektatore dhe mohuese e krizës

 

Të ngjashme