Lajme
Bislimi i ashpër me Hovenierin, thotë se po “ndërhyjnë në punën e një institucioni të pavarur”
Demokracia
20:45 | 14 Shkurt 2024

Share:

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka drejtuar një stuhi kritikash ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në kontekst të zhvillimeve të fundit ku qeveria e Kosovës u kritikua ashpër nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me rregulloren e re të BQK-së që ndalon përdorimin e dinarit në transaksionet me para të gatshme, Bislimi ka akuzuar ambasadorin amerikan për “ndërhyrje në institucion të pavarur”, pas vizitës që ky i fundit realizoi me përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës.

“Fillimisht reagimet nuk janë të unifikuara, shumica e tyre e pranojnë që vendimi është i sakt dhe preciz, s’munden të gjejnë asnjë gabim.Është gabim saherë që dikush, vendor apo ndërkombëtar, takohet me institucionet e pavarura për të diskutuar tema të caktuara, dhe për t’u dhënë mendimin e tyre. Ata mendojnë që do të duhej të koordinohet. Këtu është gabimi, sepse koordinimi është me automatizëm ndërhyrje në punën e një institucioni të pavarur. Në qoftë se një përfaqësues i një institucioni ndërkombëtare takohet me BQK dhe ju thotë ne ju rekomandojmë ta shtyni zbatimin, nënkupton që ne ju tregojmë se si duhet të duket vendim dhe rrjedhimisht ne konstatojmë se ju nuk jeni dhe nuk duhet të jeni të pavarur në marrjen e vendimeve. Kjo është gabim. Pavarësia e këtyre institucioneve është ndërtuar nga vetë vendet nga vinë këta përfaqësuesve.” – tha ai  në “Konfront” të KTV-së, 

Të ngjashme