Sport
Bisedime pozitive mes palëve, Kane e dëshiron Bayernin
Demokracia
21:58 | 26 Qershor 2023

Share:

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, ka zhvilluar bisedime pozitive me Bayern Munichun dhe po e favorizon kalimin te kampioni gjerman.

Anglezi, i cili ka kontratë deri në vitin 2024, është duke u lidhur me klube të shumta këtë verë, përfshirë edhe Manchester Unitedin.

Mirëpo, Djajtë e Kuq duket ta kenë zbehur interesimin së fundmi dhe garës i prin gjiganti i Bundesligas – bën të ditur Sky Germany.

Sipas njoftimit, janë zhvilluar bisedime të reja mes Bayernit de ekipit përfaqësues të kapitenit të Anglisë, i cili përfaqësohet kryesisht nga vëllai i tij, Charlie.

Raportohet se negociatat kanë qenë shumë pozitive dhe Bayerni është klubi që e udhëheq garën për të aktualisht, megjithëse Tottenhami duhet ta ulë çmimin që e ka kërkuar pronari Daniel Levy në të kaluarën (100 milionë euro për shërbimet e tij).

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024