Auto&Tech
Bill Gates nuk ka investuar në monedhën Bitcoin
Demokracia
16:17 | 26 Shkurt 2021

Share:

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates nuk ka investuar në Bitcoin, tha ai në një bisedë të drejtpërdrejtë në rrjetin social Clubhouse.

Gates i tha prezantuesit Andrew Sorkin se ai preferonte të investonte në kompani “që prodhojnë produkte”, duke përmendur vaksinat e malaries dhe fruthit si shembuj.

Miliarderi tha se nuk i zgjodhi investimet e tij në bazë të faktit nëse ato do të vlejnë më shumë për të tjerët.

Në një intervistë të mëparshme ai kishte diskutuar entuziazmin e themeluesit të Tesla, Elon Musk për monedhën virtuale.

“Mendimi im i përgjithshëm do të ishte që nëse keni më pak para se Elon, ju duhet të keni kujdes,” i tha ai Bloomberg.

“Elon ka mijëra para dhe ai është shumë i sofistikuar, kështu që nuk shqetësohem se Bitcoin i tij do të rritet ose ulet rastësisht”.

Vlera e Bitcoin u rrit gati 50% pasi Tesla zbuloi se kishte blerë 1.5 miliard dollarë të monedhës dhe kishte planifikuar ta pranonte atë si pagesë, por më vonë ra me 20%.

Bill Gates ka qenë prej kohësh skeptik në lidhje me Bitcoin. /Demokracia.com/

Të ngjashme