Kuriozitete
Bileta e lotarisë në çorapet e dhuratave të Krishtlindjeve – amerikani fiton çmimin prej 100 mijë dollarëve
Demokracia
08:23 | 07 Janar 2023

Share:

Një çift nga Maryland që për traditë të festave e ka vendosjen e tiketave gërvishtëse të lotarisë në çorapet e dhuratave të Krishtlindjeve ka fituar çmimin xhekpot prej 94,943 eurove (100 mijë dollarëve).

Çifti nga kantoni Harford u tha zyrtarëve të Lotarisë së Maryland se ata e kishin bërë si traditë vendosjen e 5 biletave gërvishtëse 4.75 euroshe (5 dollarëshe) Ravens në çorapet e dhuratave të Krishtlindjes, pasi që Baltimore Ravens janë skuadra favorite në NFL e burrit të saj.

“Kam luajtur këtë lojë të lotarisë tani e 15 vite, pra prej se ka filluar”, tha burri, raporton UPI.

Çifti deklaroi se e kishin nxjerrë biletat nga çorapet e dhuratave një ditë pas Krishtlindjeve dhe zbuluan se njëra nga to ishte bileta fituese e çmimit kryesor prej 94,943 eurove (100 mijë dollarëve).

“Unë dhe gruaja ime mbetëm disi të shokuar” bëri të ditur ai, transmeton Telegrafi.

Tutje burri shtoi se paratë e fituara në lotari do të shkojnë në fondin e kolegjit të fëmijëve të tyre.

Të ngjashme
Kuriozitete • 26 Prill 2024