Lajme
Bilçik: Shpresoj që marrëveshja të ndihmojë në zbutjen e tensioneve në rajon
Demokracia
19:13 | 27 Gusht 2022

Share:

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Bilçik, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet.

Bilçik përmes një postim në rrjetin social “Twitter” shpreson që kjo marrëveshje të fokusojë diskutimin publik në Serbi në detyra tjera të lidhura me BE-në, përcjell Demokracia.com.

“Ky është një lajm i mirë. Zbatimi i plotë është çelësi. Shpresoj se kjo marrëveshje mund të ndihmojë gjithashtu në zbutjen e tensioneve në rajon dhe të fokusojë diskutimin publik në Serbi në detyra të tjera të lidhura me BE-në”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Kështu bëri të ditur më 27 gusht shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell./Demokracia.com/

Të ngjashme