Lajme
“Big Brother” në Fushë Kosovë, Burim Berisha bëhet gati t’i vendos mbi 300 kamera në qytet
Demokracia
15:16 | 07 Qershor 2022

Share:

Qyteti i Fushë Kosovës shumë shpejt do të shndërrohet në “Big Brother”, pasi kryetari kësaj komune, Burim Berisha, ka nisur procedurat për vendosjen e mbi 300 kamerave në qytet dhe institucione publike.

Qytetarët e Fushë Kosovës shumë shpejt do të vëzhgohen nga kamerat që do të vendosen gjithandej nëpër qytet.

Vendimin për vendosjen e këtyre kamerave tashmë e ka marrë komuna e drejtuar nga Burim Berisha, duke shpallur tender për këtë çështje, raporton Demokracia.com.

Në njoftimin që është bërë publik thuhet se në Fushë Kosovë do të vendosen mbi 300 kamera të ndryshme.

Kamera parashihet të ketë në qytet, në institucionet parashkollore, shkolla fillore, të mesme dhe në institucionet publike të komunës.

Blerja e këtyre kamerave do t’i kushtojë komunës së Fushë Kosovës 90 mijë euro, derisa në tender thuhet se kamerat vendosen për çështje të sigurisë.

“Vendosja e kamerave për të rritur nivelin e sigurisë. Vendosja e kamerave për të rritur nivelin e sigurisë nëpër vendbanimet dhe shkollat e Komunës së Fushë Kosovës. Vlera e parashikuar e kontratës: 90 000,00”, thuhet në njoftim.

Është treguar se kamerat duhet të jenë me disa specifika dhe se duhet të kenë kualitet të lartë.

Po ashtu, kamerat nuk do të kenë figurën bardhezi, por duhet të jenë kolor.

 

“Kamera duhet të ketë mundësinë të vëzhgojë minimum deri në 40 metra. Kamera duhet të ketë Smart Light. Kamera duhet te këtë MiC Audio te integruar. Kamera duhet të jetë me standarde të larta dhe të funksionoi në mjedise ekstreme të temperaturës, të vlerësuarat për përdorim në temperatura nga -40 ° C në +60 °, lagështia 95% . I nënshtruar testeve rigoroze të pluhurit dhe ujit dhe certifikuar me IP67”. /Demokracia.com/

Të ngjashme