Lajme
Bien sirenat në Ukrainë, në zonat e kontrolluara nga rusët evakuohen banorët
Demokracia
16:12 | 18 Shkurt 2022

Share:

Në qytetin lindor të Ukrainës, Donetsk, janë dëgjuar sirenat alarmuese, shkruan Reuters, transmeton Express. Kjo pasi një udhëheqës separatist i përkrahur nga Rusia ka njoftuar për një evakuim të banorëve.

Ndërkohë edhe në Luhansk, rajoni i dytë më i madh i Ukrainës Lindore i kontrolluar nga separatistët, ka njoftuar për evakuim të banorëve.

Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve “Interfax”, njerëzit nga rajoni i Donetskut do të fillojnë të largohen me autobusë në orën tetë të mbrëmjes sipas orës lokale të Ukrainës.

https://twitter.com/ASBMilitary/status/1494681398082666496?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1494681398082666496%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fbien-sirenat-ne-ukraine-ne-zonat-e-kontrolluara-nga-ruset-evakuohen-banoret%2F

Të ngjashme