Lajme
Bie nga ura, vdes 50-vjeçari në Mitrovicë
Demokracia
20:16 | 26 Korrik 2023

Share:

Një 50-vjeçar ka vdekur si pasojë e rënies nga ura në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:30, ndërsa është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Sot, rreth orës 13:30, është raportuar se në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e urës ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 50-vjeçar”, u shpreh ai.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme