Lajme
Bie interesimi për vaksinim, vetëm 13 doza të vaksinës janë administruar gjatë 24 orëve
Demokracia
15:09 | 04 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm 13 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 822 mijë e 710 doza të vaksinës, përcjell Demokracia.com.

“Deri më sot 820.684 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.228 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ndërsa gjatë 24-orëve të fundit 27 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas MSH-së numri i rasteve aktive është 552./Demokracia.com/

Të ngjashme