Lajme
Biden: Putini – si të gjithë autokratët para tij, beson se lufta është e drejtë
Demokracia
23:16 | 26 Mars 2022

Share:

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka krahasuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, me autokratëtë e tjerë, duke thënë se si të gjithë para tij, mendon se lufta mund të jetë e drejtë.

“Putin – si të gjithë autokratët para tij – beson se kjo mund të jetë e drejtë”, ka shkruar Biden në një cicërimë në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Tutje Biden citoi një kuotë të ish-presidentit amerikan, Abraham Lincoln.

“Presidenti Abraham Lincoln shprehu një frymë kundërshtare për të shpëtuar Bashkimin tonë: ‘Le të kemi besim se e drejta bën fuqi’”, citoi Biden.

“Sot, le ta kemi përsëri atë besim”, shtoi presidenti.

Të ngjashme