Lajme
Biden: “Nuk kam besim” në numrin e vdekjeve të ofruara nga ministria e Hamasit
Demokracia
20:43 | 25 Tetor 2023

Share:

Presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se nuk ka besim te numri i vdekjeve të ofruara nga ministria e shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gaza.

“Unë nuk kam besim në numrin që palestinezët po përdorin”, theksoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Numri i të vdekurve palestinezë nga sulmet ajrore të vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 6 mijë e 546, tha të mërkurën Ministria e Shëndetësisë.

“Vdekjet përfshinin 2 mijë e 704 fëmijë, 1 mijë e 584 gra dhe 364 pleq”, tha zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra në një konferencë shtypi në qytetin e Gazës.

Ai tha se 17 mijë e 439 persona të tjerë u plagosën në sulmet, ndërsa 1 mijë e 600 njerëz mbetën të bllokuar nën rrënoja, duke përfshirë 900 fëmijë.

Zëdhënësi tha se 73 mjekë u vranë dhe 25 ambulanca u shkatërruan në sulmet izraelite.

“Sistemi i kujdesit shëndetësor i Gazës doli jashtë shërbimit” mes sulmeve të pamëshirshme dhe mungesave kritike, tha al-Qudra.

2.3 milionë banorë të Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe karburant, dhe autokolonat e ndihmave të lejuara në Gaza kanë bartur vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.

Të ngjashme