Lajme
Biden i premtoi avionë luftarakë Zelenskyt, Gjermania: Nuk kemi mjete të tilla
Demokracia
16:08 | 21 Maj 2023

Share:

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se dërgimi i avionëve luftarakë F-16 drejt Ukrainës nuk është në planet e Berlinit.

“Së pari, të gjithë e dinë se ne nuk kemi avionë të tillë”, tha Scholz në një intervistë pas samitit të G7 në Japoni, ndërsa shtoi se Gjermania e ka ndihmuar më shumë se kushdo Ukrainën, pas SHBA-ve.

“Ne do ta ndihmojmë Ukrainën për aq kohë sa të nevojitet, financiarisht, njerëzisht dhe ushtarakisht,” vuri në dukje ai, duke shtuar se e gjithë kjo “është e lidhur drejtpërdrejt me atë që po ndodh në Ukrainë, ku qeveria në Kyiv dhe ushtarakët tani po planifikojnë një kundërofensivë”.

Të ngjashme