Lajme
Biden: Bën thirrje për rritjen e prodhimit të naftës për të ulur çmimet e gazit
Demokracia
08:47 | 20 Tetor 2022

Share:

Presidenti amerikan Joe Biden u ka bërë thirrje kompanive amerikane që të rrisin prodhimin e naftës. SHBA-të “duhet të rrisë ndjeshëm prodhimin e naftës”, tha presidenti Biden.

Kjo rritje e prodhimit vendas, megjithatë, duhet të bëhet “pa vonuar kalimin tonë drejt energjisë së pastër”, shtoi Biden.

Presidenti kritikoi edhe një herë disa aktorë në industrinë e hidrokarbureve.

“Fitimet e rafinerive janë dyfishi i atyre që janë zakonisht. Dhe marzhi i shpërndarësve (fitimi) është mbi 40%,” shkroi ai në Twitter. /abcnews.al

Të ngjashme
Lajme • 17 Qershor 2024