Sport
Besoni apo jo – Kylian Mbappe nuk arriti të shënojë në portën e zbrazët
Demokracia
21:49 | 13 Dhjetor 2023

Share:

Ylli i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe nuk arriti të shënonte ndaj Borussia Dortmundit edhe pse ishte në një pozicion fantastik.

Zhvillohej minuta e 17-të e ndeshjes dhe Lucas Hernandez me një pasim të bukur gjeti një nga lojtarët më të mirë në botë, i cili doli i vetëm me portierin e Borussia Dortmundit, Gregor Kobel.

Ai arriti ta kalonte  dhe më pas gjuajti në portën e zbrazët, por Niklas Sule bëri një pritje të shkëlqyer dhe shpëtoi një gol të sigurt për ekipin mysafir.

Francezi nuk mund tu besonte syve se çfarë rasti të mirë humbi.

Milionerët e kanë siguruar tashmë kualifikimin, ndërsa francezët janë në kërkim të fazës tjetër.

Të ngjashme