Lajme
Besimtarët nga Kosova nisen për në Arafat
Demokracia
07:47 | 08 Korrik 2022

Share:

Besimtarët nga Kosova janë nisur për në Kodrën e Arafatit.

Së bashku me miliona besimtarë nga e gjithë bota nesër do të qëndrojnë aty për ta lutur Allahun për falje e mëshirë.

Udhëheqësit e haxhit nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, kanë njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për ritualin e qëndrimit në Arafat, duke njoftuar kështu se sonte të gjithë besimtarët nga Kosova do të lënë hotelin në Meke për të marrë rrugën për në Arafat.

Të ngjashme