Lajme
Besarta Jashari: Çdo gjë do ishte e rëndomtë pa aktin unik të vetëflijimit për liri të familjes tonë
Demokracia
20:52 | 07 Mars 2021

Share:

E mbijetuara e familjes Jashari, Besarta, ka bërë një dedikim emocional në 23-vjetorin e betejës, rënies heroike të familjes së saj më 5, 6 dhe 7 mars të 1998.

Vajza e heroit kombëtar, Hamëz Jashari, Besarta e cila ishte edhe mbijetuara e familjes Jashari, ka bërë një dedikim emocional në 23-vjetorin e betejës, rënies heroike të familjes së saj më 5, 6 dhe 7 mars të 1998.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Besarta ka shkruar se pa vetëflijimin për liri të familjes Jashari asgjë nuk do të ishte e zakonshme, përcjell Demokracia.com.

Theksojmë se sot më 7 mars, me Natën e Zjarreve ka përfunduar edhe Epopeja e lavdishme e UÇK-së.

Lexo edhe: 

Nata e Zjarreve përmbylli Epopenë e lavdishme të UÇK-së

Postimi i plotë i Besarta Jasharit, pa ndërhyrje:

Do të ishte e rëndomtë…

edhe nata,

edhe zjarri,

do të ishin të rëndomta sonte…

edhe muaji Mars, do të ishte i rëndomtë…

edhe unë do të isha e zakonshme, thjeshtë një Besartë !

Çdo gjë do të ishte e rëndomtë, pa aktin unik të vetëflijimit për LIRI të familjes tonë.

Andaj,

ky muaj dhe kjo natë, janë të veçanta…

edhe ky zjarr është i veçantë, duke na ndriçuar neve të ardhmen,

e kush synon të na rrezikoj këtë LIRI, ky zjarr është përgjigjja !

Gëzuar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës

E juaja,

Besarta Hamëz Jashari. /Demokracia.com/

Do të ishte e rëndomtë…

edhe nata,
edhe zjarri,
do të ishin të rëndomta sonte…

edhe muaji Mars, do të ishte i…

Posted by Besarta H. Jashari on E Diele, 7 Mars 2021

Të ngjashme