Lajme
Bërnabiq i përgjigjet Jeremiqit: Këtë marrëveshje për reciprocitet e keni nënshkruar ju në vitin 2011
Demokracia
13:59 | 28 Gusht 2022

Share:

Ana Bërnabiq, përfaqësuesja për përbërjen e Qeverisë së re të Serbisë, hodhi poshtë kritikat e kryetarit të Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, i cili tha se i vetmi ndryshim që do të ndodhë si rezultat i marrëveshjes me Kosovën, është se Serbia do të fillojë duke njohur dokumentet e Kosovës.

Bërnabiq tha se marrëveshja e cila parashikonte futjen e dokumenteve hyrëse-dalëse është nënshkruar në vitin 2011, kur Jeremiq ishte ministër i Punëve të Jashtme.

Bërnabiq, e ftuar në “TV Prva”, kritikoi ashpër Jeremiqin, duke thënë se Borko Stefanoviq, shef i të cilit ishte Jeremiq, nënshkroi një Marrëveshje për Lirinë e Lëvizjes me Kosovën në vitin 2011, ku thuhet se secila palë mund të lëshojë dokumente shoqëruese për qytetarët e palës tjetër.

“Këto dokumente janë të përcaktuara në marrëveshjen e vitit 2011. Deri më tani, shqiptarët nga Kosova mund të hynin me letërnjoftime dhe ne u dhamë një copë letre me të cilën mund të udhëtonin nëpër Serbi”, përkujtoi ajo, transmeton Nacionale.

Bërnabiq shtoi se Serbia ka marrë garanci nga BE-ja se serbët nga Kosova do të mund të kalojnë në Serbi dhe të kthehen me karta identiteti.

Ajo shpjegoi gjithashtu se është një “marrëveshje në garanci të BE-së”.

Të ngjashme