Lajme
Berjani: Nuk duhet pyetur sa kushton nafta në kohë lufte, por vetëm a ka
Demokracia
23:59 | 07 Mars 2022

Share:

Kreu i shoqatës së naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani, ka treguar se pse po vazhdon të rritet çmimi i derivateve. Thotë se aktualisht duhet të shikohet rreziku i mungesës së naftës.

“Sot në këtë situatë, në kohë lufte në Evropë, s’duhet të pyetet çmimi sa kushton, vetëm a ka naftë?”, thotë Berjani në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Dihet se derivati është gjaku i ekonomisë së Kosovës. Qëllimi është me pas derivat e jo sa kushton”, thotë ai.

A ka sot mjaftueshëm derivat Kosova?

“Mjaftueshëm Kosova nuk ka derivat. Mund të ketë derivat siç u punua deri më tani siç jemi furnizuar deri më tani për dy javë ditë. Pas dy javë dite nuk mund të ketë derivat. Çmimet nuk janë duke u përcaktuar nga ana e jonë”, tha ai.

“Sipas trendit që po shkon duke u rrit çmimet dhe duke munguar në Shqipëri, ka shanca që me mbet pa derivate të naftës. Mundet me na kap si kolaps, nuk është çudi, por kur të na kap ne si kolaps e kap edhe Shqipërinë, edhe Malin e Zi edhe Shqipërinë, krejt shtetet në regjion nuk e kanë gjendjen aspak më mirë se ne”, theksoi ai.

“Nuk e di sa ka rezerva Kosova, diçka duhet me pas por sasi e vogël. Shpresojmë që importuesit nga Shqipëria dhe importuesit tanë do të bëjnë zgjidhje që të mos e lënë Kosovën në një kolaps të rëndë”, tha Berjani.

Të ngjashme