Lajme
Berisha në komision e shfaq certifikatën e sigurisë, Zyba thotë se kjo s’lejohet
Demokracia
13:28 | 04 Maj 2022

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtari në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hisen Berisha, në mbledhjen e sotme të këtij komisioni e ka shfaqur certifikatën e tij të verifikimit të sigurisë nga AKI-ja.

Berisha, e ka kritikuar edhe komisionin se pse po zhvillohet raportimi i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, në prani të anëtarëve dhe medieve të cilët sipas tij, nuk e kanë këtë certifikatë dhe e kanë mundësinë të dëgjojnë detaje rreth mbrojtjes, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ishte deputeti i partisë në pushtet, Salih Zyba, i cili ia kontestoi certifikatën e sigurisë Berishës, i cili tha se ky dokument nuk duhet të bëhet publik as para medieve e as nuk është e nevojshme që ta kenë deputetët që janë pjesë e këtij komisioni parlamentar, që sipas tij, është organi më i lartë mbikëqyrës civil.

Të ngjashme