Lajme
Berisha: Ministri “egjiptian” argati i kryeministrit është i dështuar
Demokracia
21:33 | 26 Shtator 2022

Share:

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, e ka quajtur të dështuar Ministrin Elbert Krasniqi, duke iu drejtuar me disa pyetje atij.

Gazeta Insajderi ka raportuar gjatë ditës së sotme për një skandal të Qeverisë Kurti, ku Ministrit Elbert Krasniqi i cili si ministër i Pushtetit Lokal, që nga muajin gusht i këtij viti, i është lejuar që të vozitet me veturën me xhama të errësuar dhe targa civile ani pse vetura është zyrtare.

Derisa lidhur me këtë deputeti Berisha iu ka drejtuar me pyetjen: Kujna i ki borgj ministër nga kush po fshehesh pse ki nevoj me u mshef nga publiku nga kush po frikësohesh!?

Ai gjithashtu ka shkruar se populli egjiptian mezi po mbijeton dhe se do të duhej qe prioritet i Krasniqit të ishte populli i tij.

A do të duheshin të jenë prioritet i tij populli i tij Egjiptian i cili mezi po mbijeton dhe shpesh herë në Kosovë trajtohet edhe ma keq se qentë!?

Postimi i plotë i Veton Berishës:

Ja pse ministri “egjiptian” argati i kryeministrit është i dështuar:

?1. Në prioritetin e tij janë kujdesi për qentë endacak!?‍?

➡️Pyetje ministrit:

A do të duheshin të jenë prioritet i tij populli i tij Egjiptian i cili mezi po mbijeton dhe shpesh herë në Kosovë trajtohet edhe ma keq se qentë!?

?2. Nga muaji Gusht ministri ynë po udhëtojka me xhama të zinjë dhe me tabela jo zyrtare që mos me u identifiku që në atë vetur që është ministri!?

➡️Pyetje ministrit:

Kujna i ki borgj ministër nga kush po fshehesh pse ki nevoj me u mshef nga publiku nga kush po frikësohesh!?

E di që nuk ka guxim mua të më përgjigjet por besoj përgjigjen do e merr nga populli!

P.S. Qato 8000 euro të partisë (IRDK-SË) kah shkun ministër kush i hongër aty në “klubin”  e juj , a i hongre vet apo ja le ndonjë asht edhe deputetit!

Me respekt

Veton Berisha

Kryetar i PLE-së

 

Të ngjashme