Lajme
Berisha falënderon Kroacinë dhe Slloveninë: Bllokuan vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës
Demokracia
13:51 | 01 Korrik 2023

Share:

Sali Berisha, ka shprehur mirënjohje ndaj dy shteteve evropiane për pengimin e vendosjes së sanksioneve ndaj Kosovës.

Ai tha se ata i dhanë një goditje fatale politike argatit të serbomadhit Vuçiq, i cili në shërbim të neveritshëm ndaj patronit te tij, kohë para se të diskutohej në Bruksel vendosi i pari sanksionet ndaj Kosovës.

Postimi i plotë i Berishës:

Mirënjohje ndaj kryeministrave të Kroacisë dhe Sllovenisë.

Te dashur miq, dje në Bruksel kryeministrat e dy vendeve mike të rajonit Kroacisë dhe Sllovenisë, bllokuan propozimin e ndëshkimit të njëanshëm, vendosjen e sanksioneve vetëm ndaj Kosovës.

Ata i dhanë një goditje fatale politike argatit të serbomadhit Vuçiç, i cili në shërbim të neveritshëm ndaj patronit te tij, kohë para se të diskutohej në Bruksel vendosi i pari sanksionet ndaj Kosovës.

Duke shprehur mirënjohjen time dhe të PD, kryeministrave të vendeve mike të rajonit tonë për qëndrimin e tyre objektiv, shtoj këtu se nuk duhet harruar për asnjë çast se Edi Rama i cili është në hetim të hapur penal në Gjykatën e Washingtonit për korruptimin e shefit të kundërzbulimit të FBI për New York-un dhe përdorimin e tij gjatë kohës që ishte në detyrë për shkatërrimin e opozitës.

I vetëdijshëm se hetimi i hapur penal, domethënë dera e hapur e burgut për Ramen, ai kërkon gjithashtu që me sulmet e tij ndaj Kosovës të lehtësoj pozicionin e tij për krimin e rënde që ka kryer. Shtoj këtu se është kërkuar që dosja McGonigal-Edi Rama të bashkohet me Dosjen McGoniga-Deripaska të Neë York-ut, gjë që përbën një përkeqësim të tmerrshëm të gjendjes së Ramës dhe flet për rënien e tij në merimangën ruse.

Të ngjashme