Sport
“Berisha duhet të merret në konsideratë nga Gjermania nëse ka befasi në listën e Katarit”
Demokracia
08:04 | 24 Shtator 2022

Share:

Mergim Berisha ishte transferimi i minutës së fundit të Augsburgut këtë verë dhe sulmuesi shqiptar ka qenë bindës deri më tani me klubin e ri.

Drejtori menaxhues i FC Augsburg, Stefan Reuter, ka folur fjalë të mëdha për Berishën i cili është kampion i Evropës me Gjermaninë U21.

Sipas tij sulmuesi i Augburg, Mërgim Berisha është një opsion për kombëtaren gjermane.

“Nëse do të ketë befasi të tjera në skuadrën e Botërorit, ia vlen të merret në konsideratë sulmuesi ynë Mërgim Berisha”, shkruan Reuter në “Kicker”.

Berisha kaloi te Augsburg në formë huazimi nga Fenerbahçe këtë verë.

Kampioni i Evropës me Gjermanin U21 tashmë kanë shënuar një gol dhe kanë dhënë një asistim në Budendesliga.

Lojtari ka qenë i përfolur për ardhjen te Kosova, pasi Gjermania nuk e ka ftuar asnjëherë në kombëtaren A.

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024