Lajme
Beqiroviq i bën thirrje Vuçiqit të respektojë sovranitetin e Bosnjës, Dodik e quan ” të sëmurë mendor”
Demokracia
18:32 | 04 Gusht 2023

Share:

Anëtari i Kryesisë së Bosnje-Hercegovinës, Denis Beqiroviq, ka thënë se është koha që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mos e shmangë fjalën sovranitet dhe të fillojë konkretisht të respektojë sovranitetin e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës.

Siç raporton portali Klix, ai ka theksuar se Kushtetuta e BeH, e cila është pjesë përbërëse e Marrëveshjes Kornizë të Përgjithshme për Paqe në BeH, përcakton se subjektet kanë të drejtë të vendosin marrëdhënie me vendet fqinje në përputhje me sovranitetin dhe integriteti territorial të BeH, transmeton Demokracia.com.

Beqiroviq theksoi se marrëdhëniet paralele të entitetit Republika Srpska duhet të kuptohen si një shtesë e marrëdhënieve normale ndërshtetërore të Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë, dhe jo si zëvendësim për to apo si mundësi për abuzimin e tyre.

Siç tha ai, vetëm atë që mbetet e parregulluar në marrëdhëniet ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë, entiteti Republika Srpska mund të rregullojë me marrëdhënie paralele, me pëlqimin paraprak të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës.

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik iu përgjigj me një postim në Twitter, i cili e quajti Beqiroviqin “të sëmurë mendor” dhe tha se ai “meriton trajtim adekuat në një klinikë psikiatrike”. /Demokracia.com/

Të ngjashme