Sport
Benzema vendos një rekord të ri në La Liga, hera e parë që nga transferimi më 2009
Demokracia
11:10 | 18 Prill 2022

Share:

Karim Benzema po vazhdon me formën e lartë. Ai ka shënuar sërish për t’ia siguruar një fitore të madhe Real Madridit.

“Los Blancos” fituan mbrëmë në udhëtim te Sevilla me rezultatin 2:3, duke bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit.

Karim Benzema shënoi golin e fitores për madrilenët në minutën 90+2.

Për sulmuesin francez ishte ky goli i 25-të në La Liga këtë sezon, që është një rekord personal për të.


Për 34-vjeçarin është hera e parë që e arrin këtë shifër të golave, që prej transferimit të tij te Real Madridi në vitin 2009.

2015/16 ishte sezoni më i mirë për Benzeman, kur ai kishte shënuar 24 gola./Demokracia.com/

Të ngjashme