Sport
Benzema thyen rekord me “het-trikun” e realizuar ndaj Chelseat në Champions League
Demokracia
13:09 | 07 Prill 2022

Share:

Karim Benzema e ka thyer një rekord pas tregolave të realizuar në ndeshjen e parë kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi francez e mposhti i vetëm ekipin londinez në “Stamford Bridge” me rezultat 1:3, duke realizuar të gjitha golat e fitores për “mbretërit”, njofton TheSun, përcjell Demokracia.com.

34-vjeçari me golin e tretë të arritur në fillim të pjesës së dytë theu rekordin me më së shumti gola në Ligën e Kampionëve në një sezon të vetëm nga një francez.

Benzema theu rekordin e mbajtur nga David Trezeguet, Ëissam Ben Yedder dhe bashkëlojtarin e tij, Kylian Mbappe që mbajtën rekordin me nga tetë gola.

Sulmuesi që po kalon formë të lart tani qëndron i vetëm në krye të listës, pasi ka gjetur rrjetën nëntë herë në sezonin e fundit evropian me Real Madridin./Demokracia.com/

Të ngjashme