Sport
Benzema për shtatë minuta humb dy penallti në ndeshjen Osasuna – Real Madrid
Demokracia
22:51 | 20 Prill 2022

Share:

Karim Benzema duket se nuk është në “natën më të mirë” të tij në takimin e Real Madridit kundër Osasunës.

Sulmuesi francez ka dështuar dy herë brenda shtatë minutave nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan Demokracia.com.

Top sulmuesi i Real Madridit fillimisht dështoi të shënonte në minutën e 52-të. Shtatë minuta më vonë Benzema përsëri lëshoi rast duke dështuar nga 11-metërshi.

Më meritori për këto dy penallti ishte portieri i vendasve që priti dy penalltitë e Benzemës në të njëjtën pozitë.

PAMJET:

Të ngjashme