Sport
Benzema: Mbappe? Nuk është koha të flas për gjëra të vogla
Demokracia
14:57 | 24 Maj 2022

Share:

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema duket se nuk e ka harruar “tradhtinë” e bashkëkombasit të tij, Kylian Mbappe.

Benzema përmes fotografive në Instagram shprehu mllefin e tij për rinovimin e kontratës së Mbappes me PSG, anise ishte shumë afër transferimit te Real Madridi.

Francezi në një interevistë u pyet rreth Mbappes, ndërsa ai e injoroi atë.

“Mbappe? Nuk është koha për të folur për gjëra të vogla. Finalen e Ligës së Kampionëve e fitojmë nëse shënojmë një gol më shumë se Liverpool (qesh)”, tha Benzema për MovistarFutboll, transmeton Demokracia.com.

Liverpooli dhe Real Madridi do të përballen në finalen e madhe të 28 majit në Paris të Francës./Demokracia.com/

Të ngjashme