Sport
Benzema larg formës ndaj Osasunës, u “turpërua” edhe nga gjyqtari në “garën e vrapimit”
Demokracia
15:24 | 21 Prill 2022

Share:

Karim Benzema ishte larg formës së tij më të mirë në ndeshjen e fundit ndaj Osasunës në La Liga.

Në fitoren 1:3 të Real Madridit, francezi humbi dy penallti. Portieri i vendasve ka “hipnotizuar” Benzeman dhe ka lexuar goditjet e tij në të dyja rastet.

Megjithatë, edhe pse nuk u regjistrua në listën e golashënuesve, kontribuoi në fitore sepse i shërbeu Alaba në golin e parë, si dhe bëri lëvizje kyçe që çuan në golin e tretë.

Pikërisht me golin e tretë, Benzema u gjend në një sfidë të pazakontë për shkak se ka “garuar” me gjyqtarin e ndeshjes, Ricardo De Burgos Bengoetxe. Benzema pasoi topin dhe filloi të vraponte.

Është interesante që gjyqtari ka vrapuar paralelisht me të. Për habinë e të gjithëve, gjyqtari kryesor i ndeshjes ishte ai që fitoi garën.

Edhe pse gjyqtari ishte pas Benzemas kur pa se si po shkonte aksioni, ai përshpejtoi ndjeshëm ritmin dhe në fund la pas sulmuesin francez.

Mëposhtë mund ta shikoni momentin./Demokracia.com/

Të ngjashme